English   |   Shqip   |   Kontakt

 

 

        Biografia







 

 

 

Selim Çerkezi u lind më 28 shkurt 1986 në Gostivar (Maqedoni). Shkollën fillore dhe atë të mesme (për mjekësi) i kreu në vendlindje. Tani është student i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës Me krijimtari letrare filloi të merret që në shkollë fillore. Përmbledhjen e parë me poezi “Pëllumbat në sofrën diellore” e botoi në klasën e tetë (2001). Si nxënës i vitit të dytë, botoi përmbledhjen me poezi “Kur zemra buzëqesh” (2003). “Aurorat e dashurisë” (2005) është përmbledhja e tij e tretë, në të cilën përveç poezive autori ka përzgjedhur disa tregime dhe një novelë.
Gjatë shkollimit të mesëm, Selim Çerkezi udhëhoqi edhe botimin e revistës shkollore “Hipokrati” dhe mori pjesë si aktor në këto shfaqje: “Shoku Gaf” nga Atdhe Gashi (2002), “Shekujt e ngatërruar” nga Rexhep Zllatku (2003) dhe “E mbesa e krahinarit” nga Kristo Floqi (2005).
Selim Çerkezi është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë.