NUSJA DHE DJALI
U puthėm tėrė natėn
si lumė plot me valė,
unė tė thirrja nuse,
ti mė thirrje djalė.
Pse smė thua dhėndėr,
tė pyeta ēuditėrisht,
ti nuk u pėrgjigje,
cazė mė preke ngisht.
Pse ma preke gishtin
moj, lulja me vazė?
Mė puthe mė the:
Sėshtė dhėndėr
ai qė ska unazė!
(Aurorat e dashurisė, fq. 11)
NĖ DASMĖN TĖNDE
Do vij nė dasmėn tėnde
tė shoh sė largu nuse,
do ta dhuroj njė tufė lule
ca tė bardha, ca tė kuqe.
Do vij nė dasmėn tėnde
tė vallėzoj me gjithė dasmorė,
nuk do vuaj mė pėr ty
sdo mallkoj ditė as orė!
Nė mė sheh nė dasmėn tėnde
mos ke frikė nga imi shikim,
sytė e mi do tė shkėlqejnė
do ta thonė vetėm njė urim!
Dasmė e madhe do bėhet rreth teje,
gjithė do kėndojnė pėr ty,
e unė i heshtur nė njė cep
pyes: ku treti e zjarrta dashuri?
(Aurorat e dashurisė, fq. 12)
TĖ DUA
Tė prita, duke u dridhur, nė kafene
ti serdhe, heshtja ēmė mundonte,
sa shumė doja qė bashkė tishim ne,
sepse zemra diēka donte tė tregonte
Nuk erdhe sė bashku kafe tė pimė,
nuk erdhe tė tregoj sa shumė tė dua!
Mos harro njė ditė bashkė do rrimė;
unė do tputhi ty ti do mputhėsh mua!
Tė dua! Besoj sytė qė shkėlqejnė pėr ty,
besoje zėrin tim qė dridhet nga dashuria,
afrohu, mos mė bėj tė mbetem nė vetmi
sepse, pėr ēdo natė ti je nėndrrat e mia!
(Aurorat e dashurisė, fq. 14)
NATĖ PLOT KUJTIME
Nė heshtje mė ike
pa mė thėnė lamtumirė,
me yjtė u fike
humbe nė errėsirė.
Atė natė plot kujtime
gjithēka mbeti qetė,
pėrveē zemrės sime
qė rrahte shumė shpejtė.
Gjethet nuk piptinin,
bilbilat skėndonin,
vetėm sytė e mi
ty, ty tė kėrkonin.
Atė natė plot kujtime
kur gjithēka ishte zi,
pėr ty, e dashura ime
e thura kėtė poezi
(Aurorat e dashurisė, fq. 15)
VONĖ
Gjithēka mbeti e vonuar mes nesh
hijet ishin pėrpara gjithmonė,
kur pendoheshe ti unė heshtja,
kur pendohesha unė ishte vonė
Netėt iknin flutura livadhit,
unė nga ti prisja pendimin,
ti prisje unė tė pėrkulem
dhe kėshtu sollėm harrimin.
Edhe nata vonė binte mbi ne,
ti me naze, unė kryelartė,
ditėt na ngjoknin si rrufe
pėr ne gjithēka ishte e paqartė.
Gjithēka ishte vonė mes nesh,
hijet e natės na tretėn nė gjithėsi,
paēka se qajmė pėr njėritjetrin,
tani vėrtetė vuajmė pėr dashuri.
(Aurorat e dashurisė, fq. 20)
UNĖ DHE SHIU
Binte shumė shi, prisja
nė park ulur, i vetmuar
nga malli gati po dremisja
pėr dashurinė e pashuar!
Ende prisja, shiu binte,
mbi ballin tim avullohej,
se dashuria vetėm shtohej!
Pritja vazhdonte, qaja
ti nuk vije pėrsėri
brenda mallin e mbaja
nuk shuhej, lotoja si shi!
Errėsirė. Edhe yjet ikėn
sytė tu nuk i shoh akoma,
mbase mallin ende se fikėn
as kėtyre orėve tė vona
U nisa. Rruga ishte e gjatė
kėmbėt smė mbanin dot,
sa e pėshtirė kjo natė:
mė iku duke pritur, kot!
(Aurorat e dashurisė, fq. 21)
NJĖ DASHURI
Diku nė njė skaj tė qytetit tim
lotėt e mi janė bėrė lumė,
sot, unė vazhdoj e qaj
pėr njė vajzė qė e dua shumė
Ajo hesht, buzėt i dridhen,
nga shikimi im frikė ka,
unė mundohem tė buzėqesh
me shpirtin qė ajo ma ka vra!
Kur vuaj ajo nuk e di
se pėr te unė derdhi lot,
e dua, e dua, e dua
nga sytė e mi se largoj dot!
Beso, kjo ėshtė dashuri,
kėtė e ndjej dhe e pėrjetoj!
Pa atė vajzė me sytė e zi
nuk mund tė flas e tė kėndoj
(Aurorat e dashurisė, fq. 27)
Ma gjej njė buzė,
kur ta puthi me epsh, mos dridhet,
ma gjej njė sy,
kur tė qaj pėr mua, mos shteret,
ma gjej njė gjuhė,
kur tė flasė me mua, mos lidhet,
ma gjej njė gji,
kur ta ledhatoj unė, mos tė tretet
Ma gjej njė natė
tė gjatė pafund, me yje, me hėnė,
ma gjej njė zog
tmė kėndoj ēdo mėngjes nė dritare,
ma gjej njė rrugė
tė shkurtė tmė ēoj deri te imja nėnė,
ma gjej njė lindje
tė bukur, qė tė gėzon fare.
Kur do tmi gjesh tė gjitha kėto
ēka ti kėrkova unė,
eja buzėqesh, mu hudh nė pėrqafim,
mė puthė shumė me ngazėllim
(Aurorat e dashurisė, fq. 30)
BASHKĖ ME POETIN
unė
bashkė me poetin
vramė muzgjet e qytetit
nga dritaret e pluhurosura
tė kafe Colosseum
bashkė me poetin
ndamė kujtimet
e dy kohėrave tė largėta
qė kėtij qyteti
ia humbėn muzgjet e bardha
unė e poeti
mbetėm shkrimtarė rrugėsh
(por jo rrugaēė)
shkrimtarė malli
shkrimtarė halli
mbetėm
duke shikuar dashnoret
qė i deshėm dikur
(ndoshta qė nuk na deshėn!)
ditėve me acar
ditėve me behar
nė qytetin qė ēdo stinė
e shpik nga njė pėrrallė
(Aurorat e dashurisė, fq. 32)
MERRE ZEMRĖN TIME
Merre zemrėn time kur tė jesh e pikėlluar,
Me gjakun tim laj duart e pastra - argjend,
Merre zemrėn time se ajo tė ka dashuruar
Kur nuk e ke afėr, kėrkoje nė ēdo vend!
Merre zemrėn time qė tdeshti dhe tė do,
Vendose pranė zemrės sate, ti bėj shoqėri,
Merre zemrėn time dhe kurrė mos harro
Se kjo zemėr - mjera, tė do, tė do vetėm ty!
Merre zemrėn time mos hesht moj syzezė,
Shtrėngoje dhe puthe zemrėn e dashuruar,
Merre zemrėn time se nuk dua mė tė pres!
Ty tė do kjo zemėr dhe ska pėr tė tharruar!
(Kur zemra buzėqesh, fq. 17)
POETESHĖS SIME
Kur npranverėn e ngrohtė tė jem i vetmuar,
Ty dua tė tė kem pranė moj poetesha ime,
Vargjet mė tė bukura ke pėr me mi kėnduar
Vargjet e zemrės, vargjet e dashurisė sime!
Tė gjeta ndėr lulet mė tbukura tė pranverės,
Shkėlqeje me bukuri mė shumė se yjet e natės
Je diell nmes tė dimrit e borė nmes tė verės,
Tkam ujė nshkretėtirė kur digjem prej vapės.
Vargje dashurie tė shkruash vetėm pėr mua,
Vargu yt - nektar, edhe nga vdekja tė shpėton,
Poetesha ime mos harro se vetėm ty tė dua
Fjala yte e ėmbėl mė gjallėron, mė shpirtėron!
(Kur zemra buzėqesh, fq. 19)
DASHURI LUMI
Nė barkėn e vogėl ulur sė bashku rinim ne tė dy,
Valėt e lumit na trazonin shpirtėrat e dashuruar,
Tė pikonin lotėt mbi shuplakėn time - dashuri,
E buzėt tdridheshin, kur unė ti prekja i gėzuar.
Peshqit nlum hidhnin vallen e tyre duke qeshur,
Unė e ti nė barkė putheshim e sngopeshim dot,
Drunjtė pėrreth, rrobėn mė tbukur kishin veshur
E qielli i pastėr (pa re) me diell, shkėlqente lot.
Zogjtė e pranverės mbi kokė bukur na kėndonin
Melodia e tyre, e ėmbėl-nektar, na gėzonte shum
Tani e gjithė bota e dinte - tė gjithė e kuptonin
dashurinė tonė kur kapela ime notonte nė lum!
(Kur zemra buzėqesh, fq. 20)
DY VDEKJE PĖR TY
Edhe dy vdekje po ti kisha
Do ti falja vetėm pėr ty,
Edhe mbret sikur tė isha
Pėr ty e falja atė pasuri.
Po tė isha pėllumb i shkruar
Nė qiell pėr ty do tfluturoja,
Nė kėtė botė tė mallkuar
As njė ditė sdo tė jetoja!
Po tė isha egjėll i zotit
Do tė jetonim nė parajsė,
Do tė bėhesha si pika e lotit
Nė syrin tėnd mori vajzė.
Pėr ty do tė bėhesha uragan
Tė tė merrja me shpejtėsi,
Si njė trim shpatėn kur mban
Do tė shtrėngoja mu nė gji.
Edhe i vdekur po tė mė ftosh
Nga varri do tė dal si vullkan,
Klithmėn time kur ta dėgjosh
Dije: zemra pėr ty mė qan!
Do tė kthehesha nė peshkaqen
Do tfundoseshim nė mes tdetit,
Kjo dėshirė zemrėn ma bren
Dashuria mė mbyti mua tshkretit!
(Kur zemra buzėqesh, fq. 25)
TE URA E GURIT
Aty lind dhe jeton dashuria
Nė atė urė nuk bėhen fjalė,
Aty nuk ka vend vetmia,
Se dashuria noton mbi valė.
Aty dalin puthjet e zjarrta,
Qė mė zgjojnė nga gjumi,
Po, ato janė puthje tė arta,
Qė kurrė nuk i merr lumi.
Edhe guri ngjyrė ka marė
Edhe vala e ka njė emėr,
Duke vallėzuar mbi Vardar
Ajo urė bashkon ēdo zemėr.
(Kur zemra buzėqesh, fq. 48)
U BĖRA POET
Nga qielli u kėput njė yll
e ra nė gjoksin tim,
ai mė dha frymėzim
Nga deti doli njė valė
e trembur e tėrbuar,
ajo mdha vargun e pambaruar
Nga toka doli njė vullkan
e llava e tij e zjarrtė,
mė dha penėn e artė
Nga zemra buroi gjaku
Gjaku si flori,
qė bashkoi tė gjitha dhe mė fali
POEZI
(Kur zemra buzėqesh, fq. 59)
BUZĖQESHJE KOSOVARE
(N. Pagarushės)
U shkėpute nga qielli
Zbrite dalė nga dalė,
Ngrohtėsisht si dielli
Kėnga tė mori valė
Buzėqesh e heshtur
Bilbil i bilbilave,
Shpirti tėshtė veshur
Me aromėn e trėndafilave.
Buzėqesh Kosova
Kur jehon zėri yt,
-Si fletė trėndafili
Tė shkėlqejnė syt.
U shkėpute nga qielli
Erdhe duke kėnduar,
Moj baresha e maleve
Skemi me tharruar!
(Kur zemra buzėqesh, fq. 76)
RRĖZĖ SHARRIT
/autoportret/
Rrėzė malit Sharr
Ku rrezet lėshon dielli,
U rrita krenar
Nėn hijen e atij qielli.
Nė gurėt e lagjes
Unė e gjeta rritėn,
Nė dyert e shkollės
E fitova dritėn.
Shqipja po fluturonte
Nė Sharr - mu nė majė,
E mi thuri vetullat
Si krahėt e saj.
Rrjedhte pa u ndalė
Vardari plot kaltėri,
Mi fali mua flokėt
Njėlloj si valėt e tij
E emrin ma fali
Stėrgjyshi plak:
- Le tė rritet djali
Le tė ketė nafakė!
Nga goja e gjyshes
Shkronjat i mėsova,
Nė krahėt e gjyshit
Fėmijėrinė kalova.
Nga duart e hallave
U pėrkunda nė djep,
Kėnga e tyre
Mrriti shtatin-plep.
Fjollat e borės
Qė binin pa pushim,
Penėn ia falėn dorės
Plot me frymėzim.
Lisat e Sharrit
Mė dhanė krenarinė,
Rreth valėve tė Vardarit
Kalova fėmijėrinė
(Kur zemra buzėqesh, fq. 84)