Sonte ajo martohej. Dikur ne ishim dashur, tani as qė mė kujtohet kur ishte ajo kohė. E di se dikur bėnim plane pėr njė dasmė tė madhe, me shumė dasmorė, me shumė miq e shokė, ja si ėshtė jeta
Ajo sonte martohej pėr dikė tjetėr! Sonte ajo do tė shkonte nė shtėpinė e tjetėr kujt. Do tė buzėqeshte para njė njeriu, qė nuk e kishte parė e, qė nuk e kishte dashuruar kurrė. Mua mė donte shumė! Nuk e di si ndodhi qė u ndamė, njė gjė e di: ajo mė dashuron ende
Posa mė njoftuan pėr dasmėn, vendosa tė shkoj e ta pėrcjell tė dashurėn time pėr te njeriu qė tani mė quhej burri i saj. Dėshiroja ta shoh tė veshur me fustan tė bardhė e tė kapur krah pėr krahu me burrin e saj.
Vėrtetė ashtu ndodhi. Malin, e thirra nė telefon, ai erdhi pa hezitim. Tė dy sė toku u nisėm drejt zėrit tė kėngės qė vinte nga larg! Kėnga dhe vallja gjėmonin pa ndalė. Nga larg vėrejtėm se kishte shumė njerėz. Tė gjithė ishin tė gėzuar Nė njė skaj ishte edhe ajo E ulur pranė burrit tė saj dhe mundohej disi tė buzėqeshte, por skishte guxim. Ishte veshur me fustan tė bardhė dhe dukej shumė e bukur.
Unė dhe Mali qėndronim larg saj. Rreth nesh kishte shumė njerėz, dhe ata as qė e vėrenin qė unė ia kisha gaprruar sytė nuses sime dhe nuk ia ndaja dot. Mali kėtė e dinte dhe nuk mė shqetėsonte fare; ai shikonte nusen dhe dhėndrin dhe nganjėherė e tundte kokėn dhe mrrolej nė fytyrė.
Pas pak ēastesh para nesh ndalėn dy vajza. Na pėrshėndetėn Unė nuk i njihja Zhurma e dasmės vazhdonte, prandaj ne u larguam dhe dolėn nė rrugė.
Kjo ėshtė e dashura ime Fjolla, tha Mali, kurse kjo ėshtė Nita, njė shoqe.
Nita, shoqja e Malit dhe e Fjollės, kishte sy shumė tė bukur. Filluam njė bisedė tė shkurtėr dhe mė pas Mali dhe Fjolla u larguan. Ata pas pak ēastesh u humbėn errėsirės, kurse unė dhe Nita filluam tė bisedojmė Ajo ishte shumė e bukur dhe vėrtetė mė hyri nė zemėr qė nė ēastet e para. U larguam prej zhurmės sė dasmės, nė njė errėsirė.
Nuk munda tė duroj gjatė I dola para Nitės dhe iu afrova shumė, aqsa buzėt e mia prekėn buzėt e saj. Ajo nuk lėvizi. Mbeti e ēuditur!
Posa preka buzėt e saj, nė mendje mė erdhi e dashura ime, e cila tani sigurisht ishte nisur pėr nė shtėpinė e burrit. Ndoshta ėshtė hakmarrje, mendova! Por, sikur tė ishte kjo hakmarrje ndaj saj, mua as qė mė bėhej vonė. Tani mė mes tė dashurės sime dhe meje nuk kishte asgjė. Ajo sonte do tė gjendet nė shtratin e tjetėr kujt, i dyti me rradhė. Ashtu, si ajo qė do tė kalon njė natė tė bukur me burrin e saj, njėsoj edhe unė dua tė kaloj njė natė tė bukur me Nitėn, vajzėn qė pak ēaste e kisha njohur.
Nita ishte e bukur. Nė heshtje i thamė njėritjetrit ca fjalė qė nuk i morėm vesh. Muzika e dasmės mezi dėgjohej dhe i shoqėronte puthjet tona.
Pas njė heshtjeje, Nita lėvizi kokėn, u tėrhoq nga unė dhe tha:
Oh, sa e lumtur jam sonte, u dashurova ditėn kur martohet motra ime!
Zemra mu ndal pėr pak ēaste! Ngjyra mė iku nga fytyra dhe nuk munda tė them asnjė fjalė.
Nita qenka motra e tė dashurės sime! thashė me vete dhe bėra sikur ska ndodhur gjė. Vazhduam puthjet deri norėt e vona
* * *
Pas njė muaji edhe ne u martuam. Para meje dhe Nitės ndodhej e dashura ime. Ajo qante, kurse unė e shikoja nė sy
(Aurorat e dashurisė, fq. 42)
Goxha ishim tė lodhur nga rruga, prandaj nė hotelin e parė qė na doli para u akomoduam. Kishte vetėm njė dhomė tė lirė nė katin e dytė, ne nuk e refuzuam. Ēantat i hodhėm dhe u shtrimė pėr tė pushuar. Mua mė kishte zėnė gjumi, kurse Rina kishte rregulluar dhomėn dhe kishte vendosur ēdo gjė nė vend tė vet. Pasi u zgjova dolėm pėr tė ngrėnė darkė nė njėrin nga restoranet mė luksoz tė qytetit bregdetar.
Vonė u kthyem nė hotel. Rinėn e zuri gjumi menjėherė, unė, meqė kisha fjetur edhe gjatė ditės, nuk i mbyllja sytė fare. Ora ecte ngadalė, kurse unė mendoja. Dytri herė dola nė ballkon pėr tė pirė cigare dhe mbeta i habitur nga qyteti i mbushur me drita qė shkėlqenin nė secilėn pjesė tė tij. Duke u endur dhomės, dėgjova njė zhurmė qė vinte nga dhoma mbi ne. Zhurmė e ngadalshme, por e pashkėputshme, mė bėnte nevrik dhe nuk mė lejonte tė shtrihem e ti mbylli sytė rehat. Qėndrova gjatė pa futur gjumė nė sy
* * *
Dolėm pėr tė ngrėnė mėngjes. Dielli shkėlqente, ne pa u vonuar fare u nisėm drejt plazhit. Ende nuk kishte filluar tė mbushej plazhi, prandaj ne zumė vend afėr njė pishe, qė shumė njerėz do ta kishin ėndėrruar. Nė mesditė, siē ishim tė shtrirė, unė lexoja gazetėn e Rina lexonte njė libėr, njė zė na erdhi nga pas dhe na trembi. Rina! thiri dikush. Sapo u ngritėm pamė se ishin dy shoqe, me tė cilat Rina studjonte. Ia nisėn bisedės dhe e ftuan Rinėn pėr tė shetitur. Unė, vendosa qė tė kthehem nė hotel, sepse nuk kisha ku tė shkoj
Me gazetėn nėn sjetull u ula nė stolin qė ishte i vendosur para hyrjes sė hotelit. Pas disa ēastesh njė vajzė e re, e bukur, vinte drejt meje. Sa mė shumė qė afrohej, aq mė e buzėqeshur dukej fytyra e saj
Mirėdita fqinj! mė pėrshėndeti dhe u fut nė hotel.
Mirėdita! ia ktheva me vonesė, duke ia hapur sytė fqinjes sime. Ajo u fut brenda dhe pas pak ēastesh doli sėrish, tani e veshur me veshje plazhi. Sytė mė mbetėn drejt saj, drejt trupit tė saj tė bukur
Pėrse ke mbetur vetėm, o fqinj? pyeti ajo buzagaz, Ku tė ėshtė avulluar e dashura yte?
Ėshtė me shoqet
Eee, sia vlen tė rrish vetėm, fqinj! Nėse nuk tė vjen mėrzi, merr mundimin dhe mė shoqėro deri nė plazh!
Patjetėr! thash dhe menjėherė u ngrita.
Rrugės pėr nė plazh u njoftuam dhe biseduam pėr gjėra tė rėndomta. Ajo ishte njė vajzė shumė tėrheqėse dhe komunikative. Tė bėnte menjėherė pėr vete.
Do ta pimė nga njė kafe sonte, sė bashku? mė pyeti.
Gjithsesi iu pėrgjigja.
Pasi pranova tė pimė kafe me fqinjen time, fillova tė merakosem se ēdo ti them tė dashurės sime, Rinės. Si ta gėnjej atė?! Nuk jam mėsuar tė gėnjej, prandaj e kisha tė vėshtirė tė kurdis kėtė plan.
Pėrfundimisht, pasi hėngra darkė me Rinėn, vendosa vendosa tia them. Me shumė frikė dhe paragjykime, mė nė fund ia thash:
Rina, sonte do tė dalė me disa shokė, ndoshta nuk do tė vonohem shumė, rri pa merak dhe tė mos mėrzitesh fare? Po qe se mėrzitesh thirri shoqet dhe
Sytė e Rinės mė bėnin tė kuptoj se ajo nuk e kundėrshtonte kėtė ide. Buzėqeshi dhe pohoi me kokė.
Mė nė fund gėnjeva! Nuk e di si jam dukur nė fytyrė, jam i sigurtė se ngjyra e fytyrės mė kishte ikur... Ah, shpėtova
Dolėm me fqinjen time dhe vėrtetė shkoi ashtu siē tha ajo. Pimė kafe, bisedėn e tjerrėm gjatė e gjatė. Ajo ishte studente. Vinte nga njė qytet tjetėr, qė, ndodhej pak kilometra larg bregdetit. Folėm pėr shumė gjėra, pas trikatėr orėve, vendosėm ta marrim shtegun e hotelit. Gjatė rrugės ajo nuk pushoi duke mė folur pėr qytetin e saj, dėshirat dhe ēdo gjė qė asaj i mungonte apo qė e posedonte.
Kur u afruam pranė hotelit vėrejta se drita e dhomės sime ishte e shkyqur. Rina bėnte gjumė. Kur u afrova pranė derės, pėr tu futur nė dhomė, para se tė pėrshėndetesha me fqinjen time, ajo mė tėrhoqi pėr krahu, mė afroi nga vetja dhe ngadalė e ėmbėlsisht foli:
A, svjen ta shohėsh dhomėn time?
!
Ajo ende ishte duke mė shtrėnguar nė krah dhe vazhdonte tė mė tėrhiqte nga vetja. Desha sdesha u futa brenda. Nuk desha tia prish dėshirėn fqinjes sime tė posanjohur. Hapat tonė u nisėn drejt dhomės sė saj. Dhoma nė tė cilėn u futėm ndodhej pėrmbi dhomėn time dhe tė Rinės.
Pėrveē shtratit tė parregulluar nuk mė ra asgjė nė sy. Ajo e mbylli derėn me ēelės dhe erdhi e mu afrua pranė. Ishte e buzėqeshur Sytė i shkėlqenin nga bukuria
Nė ēast filloi tė mi shpėrthekoj kopsat e kėmishės njė nga njė. Unė rrija gati i shtangur pranė saj. Aspak nuk lėvizja. Mi hoqi dhe pantallonat
Natėn e kaluam shumė bukur! Natė e paharruar E mistershme E ēuditshme E bukur Natė e dy tė rinjėve!
Para se tė agoj, u zgjova, u vesha dhe pa mos e zgjuar fqinjen nga gjumi, zbrita shkallėt dhe trokita nė derėn e dhomės, ku mbrėmė Rina e kishte kaluar natėn vetėm. Pas pak ēastesh ajo doli, e pėrgjumur nė derė!
Mirėmėngjes, e dashur! e pėrshėndeta. Nė fytyrėn time vėrehej njė shkėlqim, sigurisht qė, tė binte menjėherė nė sy. Rina nuk e vėrejti!
Si ke fjetur e dashur? e pyeta.
!
Ajo heshti pėr pak ēaste. Dhe pasi e mbylli derėn, u pėrgjigj:
Mirė, tė them mirė, por njė zhurmė qė bėhej nė dhomėn pėrmbi, nuk mė la tė qetė gjatė gjithė natės!!!
(Aurorat e dashurisė, fq. 37)
Kur arrita nė stacion, ora binte tetė. Autobusi qė duhej tė vinte ishte i fundit. Bashkė me mua nė stacion priste edhe njė vajzė, tė cilėn nuk e njihja. Ajo ishte e zbehtė nė fytyrė. Nuk e di pse, por edhe unė edhe ajo e parandjenim se autobusi nuk do tė vinte.
Kaluan pesėmbėdhjetė minutat e para, nė stacion mbretėronte heshtja. Kaluan edhe pesėmbėdhjetė tė tjera, kurse autobusi nuk dukej fare.
Sa mė shumė minuta qė kalonin, fytyra e vajzės sė panjohur aq mė shumė zbehej. E frikėsuar, mu afrua ngadalė dhe mė pyeti:
Mė falni, pėr ku udhėtoni ju?
Pėr nė G., po ju?
Edhe unė
Qėndruam edhe pak ēaste duke shikuar njėri tjetrin nė sy dhe duke vrarė mendjen se ēka do tė bėnim nė kėtė orė
Autobusi nuk vjen! bėrtiti njė njeri nga brenda.
Autobusi nuk vjen! u habitėm!
Bashkė me vajzėn e panjohur vazhduam tė mbetemi pa i folur njėritjetrit asnjė fjalė. Tani shpresat u kėputėn dhe fytyra e saj u zbeh, dhe duart filluan ti dridhen.
Kishim tė njejtin hall. Duhej qė sonte tė jemi nė shtėpi, sepse na prisnin njerėzit tanė. Nuk e kisha paramenduar qė edhe kėtė javė tė mos kthehem nė shtėpi. Vajza e panjohur, duke u dridhur, pėrsėri mė pyeti:
Mė fal, po si do tė mund tė kthehemi nė G.?
Nuk e di! u pėrgjigja.
O zot, na ndihmo! tha vajza dhe sytė i shkėlqyen nga lotėt.
Ēke?! e pyeta. Rri pa merak se rregullojmė kėtė punė
Ajo ende kishte frikė !
Mė duhet tju tregoj prindėrve, ata nuk e dinė se nuk do tė kthehem sonte nė shtėpi.
Ju tregojmė! thashė, me pak optimizėm dhe e tėrhoqa pėr supi vajzėn e panjohur duke e drejtuar drejt daljes sė stacionit.
Aty jashtė gjendej kabina telefonike. I lajmėroi prindėrit I ati i saj, i kishte thėnė qė tė pres nė stacion, sepse do tė vinte ta merrte.
Duhet tė pres! tha ajo e frikėsuar. A do tė kthehesh edhe ti me babain tim? pyeti.
Jo, jo, faleminderit, unė do tė kthehem nė banesė.
Po a ka mundėsi tė mė shoqėrosh deri sa tė vij babi, sepse kam frikė mos mė ndodh diēka?
Pohova me kokė dhe buzėqesha. Bashkė me vajzėn e panjohur u ulėm nė njė stol, qė gjendej para hyrjes sė staconit. Duhej tė prisnim mė shumė se dy orė. Koha kalonte shumė ngadalė nė ēastet e para, por pastaj gjithēka ndryshoi.
Ne u kredhėm thellė nė bisedė. Bisedonim pėr problemet tona studentore. Ishte vajzė e bukur dhe e sjellshme. Mė pėlqente tė flas mė tė. Ajo ishte e heshtur dhe fliste ngadalė.
Koha kalonte, ndėrsa unė nuk ia shkėpusja sytė vajzės sė panjohur. E ndjeja nė shpirt frymėmarrjen e saj. Kisha njė dėshirė: ta pėrqafoj dhe ta shtrėngoj nė gjoks fort. Fare pa mos e hetuar, isha dashuruar marrėzisht nė buzėt e saj, nė sytė e saj dhe nė fytyrėn e zbehtė qė shkėlqente nė errėsirėn e asaj nate.
Desha tia puthė buzėt pa mos e pyetur fare, por spata guxim. U dashurova marrėzisht nė vajzėn e panjohur vetėm duke e shikuar nė sy.
Koha me tė, iku shumė shpejt. Dy orėt qė nė fillim mu dukėn shumė, tash mė kishin ikur dhe para nesh u ndalė vetura e babait tė saj. Ai zbriti nga vetura dhe mu lut tė kthehesha edhe unė me tė, por nuk pranova. Ajo hyri nė veturė, koka i mbeti duke mė shikuar mua. Unė kisha futur duart nė xhepa dhe nuk ia ndaja sytė
E tėrė java mė kaloi duke menduar dhe ėndėrruar pėr vajzėn e panjohur. Isha dashuruar marrėzisht nė tė. Ajo kėtė nuk e dinte, sepse nuk ia thashė.
Pėr njė javė tė tėrė kujtova gjithė ēastet (ato dy orė qė mė ikėn shumė shpejtė), qė i kalova me vajzėn e panjohur.
* * *
Njė javė mė pas. I njejti vend e njejta ngjarje.
Para meje ndodhej pėrsėri e njejta vajzė. Pėrsėri do tė udhėtonim bashkė. Tani ne ishim bėrė miq. Ajo u afrua duke buzėqeshur dhe ma shtrėngoi dorėn. Filluam njė bisedė tė shkurtėr. Nė sytė e saj vėrehej njė dėshirė e madhe pėr tė biseduar, sikur tė ishim njohur vite mė parė.
Kur ora iu afrua tetės, lutesha qė autobusi mos tė vinte. Lutesha qė edhe sonte tė jemi vetėm ne dy. Kisha vendosur kėtė natė ta realizoj dėshirėn e para njė jave qė nuk e realizova. Desha sonte ta kem nė prehėrin tim vajzėn e panjohur. Kisha dėshirė ta puthė dhe ta shtrėngoj shumė gjatė
Autobusi! pėshpėriti dikush.
Tė gjithė ngritėn kokat dhe panė se autobusi vinte. Tė gjithė u gėzuan , kurse unė mallkova ēastin.
Nė autobus u ulėm sė bashku. Do ta kisha pranė vetes vajzėn e panjohur pėr dy orė, por kjo ishte e kotė. Unė ende isha duke menduar pėr stacionin qė tani mė ia kishim kthyer shpinėn. Ėndėrroja ēastet qė i ndamė bashkė, javėn e kaluar.
Nuk arrita tė mbetem edhe kėtė natė me vajzėn e panjohur! Sa keq! Gjithēka dėshtoi! Nuk mjaftonin kėto dy orė dhe nuk ishte autobusi vendi i duhur pėr ta realizuar planin tim.
Kėtė herė arritėm! tha ajo. Unė gjatė gjithė rrugės nuk kisha folur fare dhe nuk mbaja mend asnjė moment. Autobusi hyri nė stacion dhe njerėzit filluan tė lėvizin.
Po, po, arritėm. ia ktheva unė.
Ndėrsa nė vete thash: po tė kishim mbetur edhe sonte nė stacion, me siguri nuk do ta kishe ftuar babain pėr tė tė marrė!
(Aurorat e dashurisė, fq. 45)
PASTRUESJA DHE DORĖSHKRIMET
Hėna ishte skuqur, dukej sikur pėrflakej ngadalė dhe mė shoqėronte nė ēdo hap. Futa duart nė xhepa dhe ika. Rruga ishte e qetė. Ca drita tė zbehta, bashkė me dritėn e hėnės, mundonin ta luftojnė errėsirėn, ajo mė kishte futur edhe mua nė gjirin e vet dhe nuk trazohej
Drita e dhomės sime u duk qė larg. Nė dhomė digjej vetmia e librave dhe e gazetave, stivuar mbi tavolinė. Po aty, mbyteshin nga mėrzia shumė dorėshkrime, qė shumė herė po kamxhikoheshin nga unė, pa mėshirė. Ata ishin lodhur nga vetmia e shpeshtė, ishin gdhendur mijėra herė nga lapsi im, ishin djersitur nėn dritėn e abazhuritkafe dhe mundonin tė shpėrthejnė njė ditė, ah, nuk kishin fuqi.
Hyra nė dhomė, ua hodha sytė, nė shenjė pėrshėndetjeje. Si gjithmonė, dorėshkrimet u trazuan pakėz, pritėn ndonjė lajm, pritėn ti prek, por unė mbylla sytė dhe u shtriva mbi to. E ndjeva se edhe ato i mbyllėn sytė dhe u ēliruan nga ajo brengė e pritjes. Kaloi edhe njė ditė nė burg! ndoshta thanė. E kuptoja se edhe dorėshkrimet vuanin. Dėshira e tyre ishte qė tė mos rrinin mė ashtu tė shkapėrderdhur dhomės sime, por tė bashkoheshin dhe botimi tė ishte qetėsia dhe fitorja e tyre.
Ēshkrimtarė je ti? mė thonin shpesh. Kėtė e ndjeja. Shumė herė i fusja nė ēantė ca poezi dhe nisesha drejt shtėpisė botuese e, nuk kisha guxim tė hyja. Kisha frikė! Asnjėherė nuk mund ta rradhitja veten shkrimtar nė kėtė moshė. Mė dukej vetja shumė i ri. Gjithmonė shkrimtarėt i kisha paramenduar me flokė tė thinjura, me syze dhe tė krrusur. Vallė, a ka shkrimtar njėzet e ca vjeē? Ende nuk e dija. Kisha dėgjuar pėr shumė shkrimtarė qė kishin filluar tė shkruajnė herėt, por nė pleqėri ishin bėrė shkrimtarė tė vėrtetė. Kjo gjė mė kallte frikė. Mendoja se vėrtetė do tė ishte e kotė tė botoja qė tani.
Dhe mė kishte zėnė gjumi, si gjithmonė, mbi dorėshkrime dhe me mendime tė pafundme.
* * *
Tani mė, mėngjesi kishte ardhur. Unė, pėrsėri gjendesha mbi dorėshkrime. Drita e diellit ishte futur nė dhomė dhe shkėlqente shtatin tim gjysmė tė zbuluar. Poshtė dritares dėgjohej zhurmė. Ishte koha tė ngrihem nga shtrati. Lodhja kundėrshtoi, nuk ia vura veshin. Dola duke shkelur mbi poezi, tregime e novela, u nisa. Dyert e bibliotekės ishin tė hapura. Koridori ishte i njejti, me tė njejtat piktura qė mbrėmė i trazonte biseda e drejtorit dhe e sekretarit. Zyra ime ishte duke mė pritur. Edhe dorėshkrimet qė i kisha nė zyrė prisnin ndonjė lajm, kot e kot. I shfletova shpejt e shpejt dhe i tėrhoqa me njė anė.
Pėrsėri shtanga! Dorėshkrimet nuk ishin tė paluara ashtu siē i lashė mbrėmė.
Nuk ishte hera e parė qė mė ndodhte kjo, sepse kohėve tė fundit shpeshherė dorėshkrimet e zyrės i gjeja tė lėvizura dhe kjo mė shqetėsonte shumė.
Kush hynte nė zyrėn time? pyesja veten.
* * *
Tė nesėrmen tavolinėn e gjeta tė lagur. U tremba aq shumė dhe vendosa tė bėj roje gjatė tėrė natės.
Mėngjesi mė gjeti nė zyrė, tė fshehur nė ballkon. Gjatė natės nuk ndodhi asgjė. Kurse, nė mėngjes pak kohė para se tia nisja punės, dera e zyrės u hap. E zura! mendova me vete. Hapa sytė drejt derės dhe mezi e dallova. Ajo ishte pastruesja.
A thua kjo mi prek dorėshkrimet? pyeta veten. Vazhdova tė vėshtroj brenda dhomės Ajo pasi pastroi shpejt e shpejt, iu afrua tavolinės dhe filloi ti shfletonte njė nga njė fletėt. I lexoi ato tė fundit dhe doli. Dola edhe unė!
Kuptova fshehtėsinė qė ditėt e fundit po mė shqetėsonte shumė, nuk ia thashė askujt, as drejtorit e as pastrueses, vetė.
Pastruesja ėshtė vajzė e re, e bukur, prandaj edhe unė, vendosa qė tė shkruaj mė shumė, vendosa qė nė ca poezia ta fus edhe ate.
Disa ditė mė vonė kurdisa njė plan. Shkruajta njė poezi shumė interesante, nė tė cilėn e pėrfshiva edhe pastruesen, qė i lexonte fshehurazi poezitė e mia.
Poezia thoshte kėshtu:
i dua
tė gjitha vajzat
qė mė duan
edhe pastrueset
edhe mėsueset
i dua
* * *
Tė nesėrmen nė mėngjes hyra nė zyrė. Pashė dorėshkrimet dhe vėrejta qė ishin lėvizur. Kuptova se pastruesja i kishte lexuar vargjet, nė tė cilat kisha pėrmendur edhe atė.
Dhe, ēudia mė e madhe ndodhi kur pashė koshin e hedhurinave tė pa pastruar. Ajo duhet tė jetė entuziazmuar nga vargjet dhe pėr kėtė arsye koshi as qė i ka ra nė mendje.
A thua mė dashuron?
(Aurorat e dashurisė, fq. 55)